Turqia lëshon edhe 240 urdhërarreste

09 mars 2018 | 14:01

Prokurorët turq kanë lëshuar urdhërarreste për 243 njerëz, përfshirë 92 mësues, nën dyshimet se ata kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Ankaraja e fajëson Gulenin për organizimin e përpjekjes për grushtshtet, në vitin 2016, por Gulen i ka mohuar akuzat.

Mësimdhënësit e 20 provincave kanë punuar në shkolla që janë mbyllur më herët për shkak të lidhjeve të dyshuara me Gulenin, raporton agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e…