Turqia nis injektimin e vaksinës kineze

15 janar 2021 | 13:50

Rexhep Taip Erdogan ishte vetë ndër të parët që e mori dozën e vaksinës kineze Sinovac, që nga e enjtja ka marrë lejen zyrtare të autoriteteve turke për t’u përdorur për vaksinimin urgjent të popullsisë. Gjesti i Presidentit turk ishte për t’i dhënë popullit kurajë e për t’i hequr dyshimet mbi efektshmërinë e saj.

Në “Twitter”, Erdogan tha se është planifikuar injektimi i 30 milionë dozave të kësaj vaksine si pjesë e imunizimit masiv kundër COVID-19, teksa deri tani ky produkt është përdorur për vaksinimin e stafit mjekësor, gjatë fazës së testeve klinike ku është përfshirë edhe Turqia.

Vaksina e Sinovac ka shfaqur shifra të ndryshueshme efektshmërie gjatë provave klinike. Edhe pse firma pretendoi efektshmëri mbi 90% kur mori lejen urgjente për përdorim në Kinë në korrik të vitit të kaluar, përqindja ka qenë shumë herë më e ulët në vende të tjera të botës ku është tesutar, veç Turqisë.

Në Brazil efekshmëria ra nga 78% javën e kaluar në rreth 50 sipas të dhënave më të fundit. Për mbajtjen në alarm të sistemit imunitar, Sinovac ka përdorur variante të dobësuara të COVID-19. Autoritetet turke thonë se presin po ashtu edhe një sasi dozash nga firma turko-gjermane BioNTech dhe partneri i tyre amerikan Pfizer./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka nisur fushatën për…