Turqia prodhon të parin automjet të blinduar elektrik

25 prill 2019 | 11:51

Prodhuesi më i madh turk i automjeteve ushtarake – Otokar paraqiti makinën e parë të blinduar turke Akrep II.

“Akrep II bën hapat e parë në Turqi në fushën e automjeteve ushtarake elektrike, hibride dhe autonome”, u tha gazetarëve Serdar Gorguc, menaxher i përgjithshëm i prodhuesit.

Ai vuri në dukje se Akrep II do të ekspozohet në Stamboll javën e ardhshme në Panairin e 14 Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF’19).

“Akrep II ka një motor të aftë për të përmbushur kërkesat e të gjitha forcave ushtarake anembanë botës”, shtoi Gorguc.

Ai theksoi se është një mjet i blinduar elektrik që ka më shumë aftësi manovrimi dhe karakteristika të ulëta akustike dhe termike në krahasim me automjetet e blinduara tradicionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar tryezë diskutimi rreth…