Tuski nesër e viziton Kosovën, takohet vetëm me Thaçin

25 prill 2018 | 11:48

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër (të enjten) do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

Pas takimit, Tusku dhe Thaçi në orën 12:45 do të mbajnë një konferencë për medie, por që nuk do të lejohen pyetjet nga gazetarët.

Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje, i cili do të mbahet më 17 maj.
Takimi Tusk-Thaçi do të jetë një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Sportive “Bujqësia” ka filluar turniri në futboll të…