Tuski: Ratifikimi i demarkacionit e ka ofruar Kosovën më afër liberalizimit

26 prill 2018 | 13:37

Bashkimi Evropian (BE) ka qenë dhe vazhdon të mbetet partneri më i besueshëm për tërë rajonin. Kështu ka deklaruar të enjten në Prishtinë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi gjatë një konference për medie.

Ai ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se ky ka hap ka ofruar Kosovën më afër liberalizimit të vizave.

Pavarësisht kësaj, Tusk ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të vazhdojnë reformat.

“Ju nuk duhet të ndaleni por të vazhdoni procesin e reformave. Jam i sigurt se nuk do të hiqni dorë nga kjo. Do të bëni çdo gjë për të mirën e vendit tuaj. Kam kënaqësi që jam në Prishtinë sot. E falënderoj presidentin Thaçi për mirëpritjen”, ka deklaruar Tusk, duke shtuar se Kosova duhet të vazhdojë luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

“Luftimi i krimit dhe korrupsionit kërkon konsensus politik në Kosovë. Me konsensusin tuaj mund të vazhdojmë tutje. Të gjithë kolegët në Bruksel i çmojnë lartë të arriturat tuaja. Kjo mund të shërbej edhe si një model për fqinjët tuaj”, është shprehur Tusk.

Ai ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se pa respektim të marrëveshjeve nuk mund të ketë normalizim gjithëpërfshirës ndërmjet dy vendeve.

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me…