‘Tuttomercatoweb’ e ngrit në qiell Rrahmanin

25 nëntor 2019 | 15:33

Hellas Verona e Amir Rrahmanit po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin elitar të Italisë.

Skuadra e Ivan Juriq ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Fiorentinas (1-0), dhe si zakonisht, mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani luajti gjithë ndeshjen për Veronën. Për paraqitjen e Rrahmanit ka shkruar edhe mediumi i mirënjohur italian “Tuttomercatoweb”.

“Një gjigant në mbrojtje, dhe një mjeshtër i topave në ajër. Gjithashtu nuk i la asnjë hapësirë Riberys, dhe ishte më i miri nga lojtarët në repartin e mbrojtjes”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim…