“Twitter” fshin miliona llogari

29 prill 2020 | 14:26

Rrjeti social “Twitter” ka fshirë në heshtje miliona llogari dhe ka fikur një veçori që u lejonte përdoruesve të marrin tweet në mesazhe.

Ajo sinjalizon një fund të një epoke për platformën e rrjeteve sociale 14-vjeçare, e cila fillimisht u ndërtua rreth SMS për të dërguar dhe marrë tweet-e me 140 karaktere.

Një grup hakerësh i quajtur Chuckle Squad shfrytëzoi të metat e sigurisë brenda funksionit.

Dobësitë e reja janë zbuluar që nga viti i kaluar, domethënë shërbimi “Twitter” përmes SMS tani është çaktivizuar plotësisht për shumicën e përdoruesve.

Vendet që kanë akoma qasje në funksion janë ato që “mbështeten në të për të përdorur Twitter” për shkak të lidhjes së dobët në internet.

Si pjesë e azhurnimit të fundit, “Twitter” gjithashtu fshiu miliona llogari joaktive që u krijuan duke përdorur SMS kur ndërmarrja filloi për herë të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19)…