‘Twitter’-i fshin mbi 170 mijë llogari pro Kinës

12 qershor 2020 | 15:05

Gjiganti “Twitter” ka fshirë më shumë se 170 000 llogari, të cilat ka thënë se kanë qenë të lidhura me operacione për shpërndarje të mesazheve pro Kinës.

Disa prej këtyre postimeve kanë qenë rreth shpërthimit të koronavirusit, ka thënë ky rrjet social.

Kjo kompani ka thënë se “një rrjet kyç”, i 23 750 llogarive aktive janë fshirë, bashkë me 150 000 llogari tjera “përforcuese”.

“Twitter”-i po ashtu ka thënë se ka mbyllur më shumë se 1 000 llogari të dezinformimit, me bazë në Rusi.

Kjo kompani ka thënë se rrjeti kinez, me bazë në Kinë, ka pasur lidhje me operacione paraprake shtetërore, të cilat janë bërë të ditura përmes platformave tjera, “Facebook” dhe “YouTube”.

Ky rrjet ka shtyrë përpara mesazhe për situatën politike në Hong Kong.

Zyrtarët e “Twitter”-it kanë thënë se kanë qenë duke “analizuar në detaje informacionet e kaluara, që kanë qenë të koordinuara nga Kina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti zyrtarisht të premten ia…