Twitter i korrigjon postimet Trumpit, mund të jenë keqinformuese

27 maj 2020 | 11:56

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Twitter, kanë nisur një luftë të ftohtë por tashmë të deklaruar mes tyre.

Edhe pse kreu i shtëpisë së bardhë përdor vazhdimisht këtë platforme sociale si instrument të propagandës, armë kundër armiqve dhe megafon të njoftimeve të tij, kompania i “ka dhënë një shuplakë” publike.

Twitter korrigjoi për herë të parë presidentin amerikan, më saktë dy postime në të cilat paralajmëronte mbi rrezikun e manipulimit zgjedhor, pasi guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom dhe kolegë të tjerë të tij thanë se po vlerësojnë mundësinë e votimit me postë për shkak të koronavirusit.

Lexo edhe:

Trump ironizon Biden me videon e burrave të famshëm nga Gana

Sipas CNN, Washington Post dhe mediave të tjera prestigjoze amerikane, platforma shënjoi dy postimet me udhëzimin për të verifikuar faktet dhe një link ku shpjegon se deklaratat janë të pabaza. Një zëdhënës i Twitter tha se postimet e Trump mund të përmbanin informacione të gënjeshtërta mbi procesin e votimit, dhe kjo i shtyu të sinjalizonin përdoruesit.

Por ashtu sic pritej, nuk ka vonuar as reagimi i presidentit, që shfryu zemërimin e tij, po tek e njëjta platformë.

“Twitter po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të 2020. Po thonë se deklarata ime mbi votimin me postë, që do të çojë në korrupsion e manipulim të zgjedhjeve nuk është korrekte, bazuar në verifikimin e fakteve nga “fake news” CNN dhe Washington Post. Twitter po shtyp fjalën e lirë dhe unë si president, nuk do ta lejoj”, shkruan presidenti amerikan në postimin e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në …