TY, KOMBI, BESËN DHËNË!

15 tetor 2018 | 23:19

Në 110- Vjetorin e lindjes së Gjeniut më të madh të njerëzimit e, të kryekolosit të Kombit shqiptar, ENVER HOXHA!

        

Isa FERIZAJ

 

Ndërruar, sa herë motmotet nga ai Tetor;

Herë rrëzuar, prapë ringritur madhështorë.

E tyrja gjashtëmbëdhjetë, nëntëqind e tetë;

Pas Skenderit, ia dha Kombit, birin e vetë!

 

Zemermbështjelli Ai, në zemren e tetorit;

Komb e bir një tik – tak, brenda kraharorit!

Dy zemra si një zemer e, Kombi gjallonte;

Lëvizte historia e, nga rrahjet ndryshonte!

 

Tetorianes gjashtëmbëdhjetë, i rritej zemra;

Të dyja me një gjak, të dyja, të njëjtët emra!

Ikur sa tetorë, që kur lindi komblashti im;

Ata që erdhen, atë tetor, quajtën ‘Shpëtim’!

 

Imja rracëlashtë, ditëpapara nga robëria;

I duhej, si ai një tetor, t’i rilindte historia!

Ja, e lindi ai shpresën, ëndrrat u rizgjuan;

Nga ditëgjashtëmbëdhjeta, udhët filluan.

 

Buçiti historia, nga agu i gjashtëmbëdhjetës;

E, u shkunden malet, t’ia nxirnin gjumin  jetës.

E shtoi dritën Dielli, t’na ndriçojë mirë rrugën;

Ballëngrituri Atdhe, historisë ia fshiu rrudhën!

 

Nëpër rritje tetorësh, zemrat rrihnin në kraharor;

Me vete, legjenda e lavdi, heronj e deshmorë!

Ata, birit zemren ia mbrujten, me të vetin ideal;

Sa t’i rrihte zemra kombit, e Tija të mos ndalë!

 

Ende zemra rrah, e atij tetori, mburret historia;

E asaj zemre, mrekullia, e kombit, Kryelavdia!

Përjetësisht mburren motet, me tetorin e nderit;

Që nga ai tetor, të gjithë shekujt, i falen Enverit

 

* * *

Ja, serish erdhi tetori dhe këtë herë;

Kokëvarur, i turpëruar në maksimum!

S’ndrin dielli e, s’ngroh më, si atëherë;

Sundojnë popullin, kriminelë e merhumë!

 

Atyre, baltosur ua kanë, lavdinë dhe nderin;

Ende zhabëgjolnaja, i tmerrohet, Enverit!

Të ndriturit tetorë, shkelqimnajat vezullimi;

Ata, obelisqe Enverjane, n’vetëdije njerëzimi!

 

I artit tetori, pati qënë, ishte dhe i letersisë;

I Enver kryenderit ishte, i urtënorit të lavdisë!

I dekadencës sot tetori, turpit, lakuriqësisisë;

I dallkaukëve sot, varrëmihës të Shqipërisë!

 

Ja, erdhi ky tetor, shpirtëgrisur, diellvrarë;

Fytyrëdimër, plot mjerim, o shqiptarë!

I sëmuri, krizash i mbërthyer, dridhet;

E tija varfëri, litar në fyt, sikur na lidhet!

 

Në diellqeshurin tetor, zemrat na ndrinin;

Hambarëmbushur plot, mendjen e flinim.

Nga gjilpëra tek raketa, dorën s’e shtrinim;

Syrin në shënjestër, si të shqipes bijë rrinim!

 

Ziente tetori, nga artkulturë e masivizimit;

Kryevlera, fytyrëkoha, ajo e socializmit!

I urituri shpirt sot, s’ka më me se ushqehet;

Ulërijnë boshpolitikat, e jeta shkapëderdhet!

 

Trembshëm retë mbledhur, qiellin errësojnë;

Kurrësesi njerëzit, krimet t’mos i zbulojnë!

S’është sot tetori, i begatë, si dikurë e një herë;

Baltoset sot lavdia, veç se të mbuloi, o Enver!

 

Tetori migjenian, i artit të vertetë;

Krijuesish sharlatanë, ndjehet sot në siklet!

E realsocializmit, nxihet vlerë e kulturës;

Ato, maja Himalaje, artkala të “Diktaturës”!

 

Vinin tetorët, begatnorë e dritëpranverë;

Të rriten ata Ty, i lartësove, o Lavdinder!

Krah me Diell Ty të vunë, botën ta ndriçoje;

Ti Diell, na ngrohe zemrat, terrjetën zbove!

 

Tharë lulet sot, nga dergjë e ‘demokracisë’;

O sa shumë çelë ka për Ty, zemer e njerëzisë!

Për Tënden ditëlindje, çelë tetori lule në gurë;

I shqiptarisë vigangjeni, ishe, je, Enver o burrë!

 

Në shtëpi të vetë sot shqiptaria, si ‘lepur i çuar’;

Prej rrumpallëpolitikës, krejt përçarë, tradhtuar!

Me gojë nuk zihet më, as lavdia e, jo më nderi;

Ajo friket pas kaq vitesh, nga Ti, kolos Enveri!

 

* * *

Ndrin e do të ndrijë, e tetorit gjashtëmbëdhjeta,

E vitit ogurbardhë, njëmijë e nëntëqind e teta.

Lindi djalë Shqipëria, flakëruesin si  rrufeja;

Urtësithellin porsi det, dritënorin si e verteta!

 

Tramundana e mundime, shkunden historinë;

Në këmbë Shqipëria, e mbuluara me lavdinë!

Anë e mbanë tundej dheu, dridhej si purteka;

Ai mendjeurtënori, nxori kombin nga moçaljeta!

 

Ai, kapedani, kushtrimtari për bashkim;

Ai zemerbashkuesi, yll flamuri për shpëtim!

Ai, birë epopeje, legjendar bash si Skënderi;

Ai, kreshniku si n’legjenda, mal vigan , Enveri!

 

Në këmbë ngriti Atdhenë, ish’ përdhẻ rrëzuar;

Vetë udhëhoqi Epopenë, me gjak shkruar!

Ai tundi tokën, gjysëm shekulli kujt s’iu fal;

Bota, tjeter s’pati si Ai, ballaz Tij që të dalë!

 

Të Atij fjalën, sa dheu rëndë, s’e tundi ligësia;

E mprehta si shigjetë, vendzëna tek urtësia!

Mendjeholli i pashok, histerive  ç’u bëri ballë;

Ai, majander historie, i tha ndershëm ajo, ‘djalë’!

 

Rrjedh. or rrjedh, i zemres lumi, për Enverin;

Ai oqeani, mbledhur shekujsh, me Skenderin!

Dallgë e Tij e urtësisë, e sfidoi edhe tcunamin;

Ballas Tij, bashkë suferinat, kurrë s’ia dalin!

 

Për Enverin, lumenj vargjet, nuk shterrojnë;

Prore ajo lumënajë, ‘damarët’ botës ia ushqen.

Për Enverin, s’shuhen Dieli, yjet, s’perendojnë;

Përjetësisht, në t’vetëdijes ‘qiell’, Ai shkëlqen!

 

Vlagë e zemrave, për Enverin muzat i zgjon;

Të gjitha varganmotet, për Të kënga i bashkon!

Ai, i epopeve, legjendari, komandanti, ylli i lirisë;

I Epokave epokali, më i urti n’kuvend t’urtësisë!

 

Të botës supërfuqi, para Tij, në gjunjë ranë;

– S’mund t’ia dalim, me kolosin! – botës i thanë.

Bishtndërshalaz u terhoqën, ia panë turrin, duhinë;

Sa Ai ishtë, të verteta, lirinë patëm, Mëvetësinë!

 

Ah, e Tija fjalë, sa e gjithë bota njëshë, peshonte;

E gjithë botës ‘arsye’ e mosarsyes, atë s’e rrëzonte!

Se ajo, e verteta, ndaj, kohërash vlerë e mban jeta;

Sa herë Kombi në rrezik, vetetima ajo mbi shkrepa!

 

* * *

 

Sa herë tetorët ikin, në horizont lart vigani;

Përreth erërat sa here frynë, Ai – uragani!

Frymë e Tij, ende zemrat ngroh, u jep fuqi;

Pa atë frymë, Atdhe s’ka , as shqiptari!

 

Gulçon bushtra, shpirtkalbura prej narcizmit;

Lodhur njeriu, nga pjellë e saj e neonazizmit.

Bota, koha, të lindë duhet prapë një kryevlerë;

Një si Enverin, shpëton globin pa hedh’ në erë!

 

Sot globalkrimi, njeriun po e shkatërron;

Kusht tjeter veç socializmit, vlerat i shpëton?!

Ndaj popuj, globit anë e mbanë, njësh bahkuar;

Krimit ‘globalizëm’, i duhen këmbët, sharruar!

 

Është Enveri gjallë, kuçedra po i tmerrohet;

Sa më larg ikin vitet, më pranë Ai afrohet!

Bota në udhëkryq, në hamendësi hamletjane;

Askush zgjidhje s’jep, veç urtësia Enverjane!

 

Botëmadhja, mbi të njerëzimit kurriz, shaluar;

Shkundu ti, o i fjeturi det, andej duhet rrëzuar!

Mirë drejtoja të mendjes ‘sy’, Diellit Enver;

Veten e shpëton e, ty brezat, ta dinë për nder!

 

S’është koha të ulësh kurriz, të mbyllësh gojë;

Enverjanet mësime mish e gjak, që të shpëtosh!

Bëje për ardhmërinë, neser mos të të mallkojë;

S’ka vend hamendësia: ‘Të rrosh, a të mos rrosh’!

 

Ja ku është Enveri, i gjallë mbi çdo të gjallë;

Vetem thirri mendjes, mirë hapi sytë në ballë!

Në çdo hap hedhur, ‘xhungla’ don t’na përpijë;

Cili tjeter si Enverit, dorën të na jape, do të vijë?!

 

Si rrojnë njerëzit, shikojini, tamam si në mesjetë;

Jetë ‘bio’ bëjnë ata, në një vend që ngjan i shkretë!

Afro tri dekada, vendi para s’bëri, as dritën pamë;

Veç mësuam si të vjedhim,  trurin na e shpërlanë!

 

Sa qe Enver gjeniu, na priu e na nxori në brigje;

Kjo kohë pa Të, prishem rrugë e mbyllem shtigje!

Na mësuan si t’i shajmë, Enverin, lavdinderin;

Dogjëm Shqipërinë, fëmijëve u sollëm ferrin!

 

E popullit jetë, mënxyrë e, askush s’fajësohet;

Dallkauku, servili, shkallët ngjet e ‘blindohet’!

Bëhet sot baterdia, shkon jeta në fije të perit;

Harbon babëzia, hiç s’e njeh ‘ligjin’ e frerit!

 

Lakuriq rinia rrugëve, vrarë ëndrrat, idealet;

Trurëfshira e pafat, humnerave s’din ku ndalet!

Pa vetëdije, kolosit shtetin, ia shajnë, mallkojnë;

Droguar, të papunë, plagët mbi kurriz u rëndojnë!

 

Në luftë s’jemi, si në luftë, pllakosur jeta, vdekje;

Si s’u ngop kjo kuçeder, për gjak, ende paska etje?!

S’lindin nënat më fëmijë, rrudhet kombi,  plakohet;

Fëmia n’bark të nënës, të lind s’don, se frikësohet!

 

Mbushur rrugët me lypsarë, ‘ushtria’ e mjerimit;

Të plehrave kazanë, shpresë e tyre e ngushëllimit!

Me qenë e macë kacafyten, ‘kafshatën’ të marrin;

Barkëbosh e zorrëthatë, o sa shpejt mbushin varrin!

 

Për modë thuhet sot: ‘Jetojmë në demokraci’!

Rrojnë mijëra në ngujim, ëndërrojnë një orë liri!

Ndotin mendjet plehmediat, se plehra prodhojnë;

Për kockat që lëpijnë, vetëshitën, na turpërojnë!

 

* * *

Erëra luftrash, fryjnë sot në botë;

– Syhapur jini! – Enveri, prapë na thotë.

Se, kur të vijnë mendtë, ikur ‘dhentë’

E, atëherë, mendtë, s’i hanë as qentë!t

 

Sa herë e pësuam, se hasmin e harruam;

Me të gjakut lumenj, lirinë e ripaguam!

Drejt kasaphanës, po na çojnë ca ‘kasapë’;

Mjerë ky popull, me këta trapë e delitrapë!

 

Tetori Yt dritënor, i Nëntorit, vëlla  lirie;

Ti, zjarr mbi bisha, flamurkuqi n’qiell lavdie!

Ti s’u ndale mbi tradhtinë, rrufe u lëshove;

Pushteti, s’u tundove, amanetet n’vend i çove!

 

Sot Ballkanin, kuçedra e trazon e ulërin;

S’don bashkim shqiptar, ai, atë e tmerron!

Nga hunda kapur ky pushtet, na turpëroi;

Nëpër vite, pa Ty Enver, yni Komb e pësoi!

 

Sot, dalin ca tradhtarë, me Atdhe bëjnë pazar;

Kombin ta mashtrojnë, zënë pëllasin si gomar.

Sot hasmi, kafshon ne, me dhëmbë ‘shqiptarësh’;

Vdekur, te gjallët sot, Ti me heronj, dilni varresh!

 

Nuk durohet ky soj pusht shteti lapangjoz;

Të vrasin natën, të qajnë ditën, ah ç’karagjozë!

Përpijnë krejt pasuritë, oktapodët e pamëshirë;

Me pushtetin n’ortakëri, të pangopurit vampirë!

 

Ah të mundej, o Enver, veç një herë Ty të shihnin;

Pasuritë do t’i linin, të miut vrima që t’i blinin!

Pastrohej Atdhe e Komb, farëkeqjeje të pështirë;

Serish krenaria, dinjiteti, yni emerlashti, i mirë!

 

Sot shqiptari i vertetë, o Enver, të thërret;

Pa Ty mbetur, po vdes shqiptaria, vaj medet!

Enver ngrihu, llumi na mbuloi, faqja na u nxi;

Lavdia të mos harrohet, të don kjo shqiptari!

 

Kombit, rinia iu shkatërrua, oh ç’i madh krim;

Plehërash mbuluar, mjerë ne e ti, o vendi im!

Sot për fushë droga dalë, e mjera ti, o rini;

Sot pushtet mjerimi, fytyrëjotja, ‘demokraci’!

 

Ndaj Enver, fundërrinat sot, po të shajnë;

Se fjalë burri pate, këta ç’thonë krrë s’e mbajnë!

Qelbndotës sot korrupsioni, ngjitur në pushtet;

Na duhesh, o Enver, t’i shkundësh si termet!

 

Dielli lind, perendon, vijnë kohërat, shkojnë;

Urtësia, dritëmendja Jote, botën e ndrçojnë!

Botëkalbura vjetersirë, germadhë, po shembet;

Serish botës endet ‘fantazma’, serish po endet!

 

Nga endje e ‘fantazmës, kuçedra çmendet;

E din, i erdhi fundi, ‘ilaç’ për të nuk gjëndet.

E Jotja profeci, ka kohë që është vertetuar;

Ahtu, siç thẻ e shkrove, edhe bota ka pësuar!

 

Ta njeh bota Ty lavdinë, ajo sot të përulet;

E Jotja urtësi, rrënjëhedhura, zemrash ngulet!

Ti, gjeniali i mendimit, ia tregove njerëzimit;

Është lufta çlirimtare, kauza jote e shpetimit!

 

Prore shekujt, në ndergjegje na trokasin;

I shuajnë ligësitë, se urtësive iu përkasin!

Vlerënajë motesh, e ushqejnë njerëzimin;

Ti, biri i urtësisë, flakënor i qytetërimit!

 

Historisë, Ti Enver, i dhẻ dritë, tëndin emer;

E shndërrove n’lavdiepokë, me Tënden zemer!

Ti, i mendimit, kryemaja, si Dielli për tokën;

Bota dritën Ty ta pa e, mirë ta njohu forcën!

 

Shkulma-shkulma tundet, shkundet historia;

Vjen nga thellësi e saj, të të mbulojë lavdia!

Tymojnë plehërat, kalbësirë kundermojnë;

Përmi to lartohesh Ti, dot nuk të rrëzojnë!

 

Ti, shqipja, ylli i lirisë, n’stuhi linde, u kalite;

Përherë vdekjen e sfidove e asaj, kurrë s’i ike!

Përmbi kohëra fitimtar, mbajnë ato emrin Tënd;

Ndaj historia, Ty të vuri në të nderit kryevend!

 

Falë Tëndes dritë, rrugën njerëzia do ta shikojë;

Arsyes do t’i thërrasë, ardhmërinë ta shpëtojë!

Ndaj, vetem rritesh, o Enver, motesh ndritesh;

O katakomb i shqiptarisë, vetem majash ngjitesh!

 

Tetorët enverjanë, vargane motesh nderi;

Ata aradha nderi, në ballë u prin Enveri!

Tetori, Enverin na e dha, Nëntori, lirinë;

Dy vëllezermote, rilinden Shqipërinë!

 

Vetëtimë gjashtëmbëdhjeta, në qiellin me re;

Risolli dritë e saj, jetë e shpresë ndër ne.

Ajo, ditëhistoria, ditëmadhja krye ditëve;

I priu e i prin historisë, n’kulme nderi t’viteve!

 

E tetorit gjashtëmbëdhjeta, kulmnaja kohore;

Që andej shqiptaria, faqebardha si prore!

E tetorit zemer , ajo datë diell na fali;

N’arealin shqiptar, mali, mbi thepnaja mali!

 

Enverjanë, tetorët shqiptarë, mbuluar nga nderi;

Obelisqe krenarie, në kujtesë kohërash ngulen.

Ata firmëvetetima dhe, vulëkohërash njëheri;

I tyre yll, Enveri, me Atë, shekujve s’tunden!

 

Tetorët, sa herë të vijnë, me ata Kombi rilind;

Çdo vit e shekull që kalon, me Ty, fort na lidh!

S’ka furtunë as suferinë, ta zgjidhë lidhjen tonë;

Ty kombi, besën dhënë, motesh, sot e gjithmonë!

                             Tiranë, me 16 Tetor 2018.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë…