U arrestua për keqtrajtim të fëmijëve, gruaja nga Peja rrah edhe një police

30 tetor 2022 | 09:59

Policia njofton për arrestimin e një gruaje në Pejë nën dyshimin për keqtrajtim të fëmijëve të saj.

Policia thotë se e dyshuara gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht edhe një police.

Me vendim të prokurorit, gruaja është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Pejë 29.10.2022 – 15:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj. Gjatë arrestimit e dyshuara ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxehtësia e ardhur nga Afrika veriperëndimore në Evropën perëndimore dhe…