U përfolën për një ndarje, kemi të reja nga Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

10 gusht 2022 | 13:11

Nuk ka kaluar më pak se një muaj që kur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan në Las Vegas, por ka pasur zëra se çifti po ndahet.

Ata ishin të fejuar në të kaluarën, në vitin 2002, por përfundimisht u ndanë dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të pyesin se sa do të zgjasë martesa e tyre.

Thashethemet u përhapën në fillim të kësaj jave kur “Hollywood Life” raportoi se plani i tyre pas muajit të mjaltit ishte që Affleck të kthehej në Los Angeles dhe që J-Lo të qëndronte në Evropë. U përfol se të qëndronin të ndarë ishte për të mirën e marrëdhënies së tyre.

Por, të sapomartuarit janë parë së bashku teksa po drekojnë në Santa Monica, Kaliforni.

Ata ishin me fëmijët e tyre dhe, sipas “TMZ”, Lopez ishte tepër e afërt me Ben.

Kjo dalje publike e dyshes ka mbyllur thashethemet për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Lopez dhe Affleck pritet të kenë një festë të madhe dasme në të ardhmen e afërt për të festuar martesën e tyre me miqtë dhe familjen, pasi u martuan në fshehtësi në korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar…