U përkujtua Remzi Ademaj

15 gusht 2018 | 22:41

Me aktivitete të ndryshme, të mërkurën është përkujtuar heroi i Kosovës, Remzi Ademaj- komandant Petriti, në 20 vjetorin e rënies së tij heroike, në organizim të degës së OVL të UÇK-së në Prizren.

Aktivitetet si zakonisht kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në të cilen moren pjesë familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorit, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të shumta.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se “Heroi Remzi Ademaj, është ndër shembujt më të mirë, për të përçuar mesazh tek brezat e ardhshëm se si duhet kontribuar për lirinë e atdheut.

Sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, tha se, nderimi për jetën dhe veprën e komandant Petritit dhe shokëve të tij, të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës, duhet të na shërbejnë si frymëzim që të punojmë më tepër për të miren e vendit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, tha se në këtë përvjetor jubilar të rënies së Remzi Ademajt, është gjë e mirë që edhe institucionet shtetërore po i vlerësojnë si duhet atdhetarët e devotshëm që u flijuan për lirinë e shumëpritur.

Vëllau i komandant Petriti, Hamit Ademaj, tha se në këtë ditë të përkujtimit të familjarit të shtrenjtë që u flijua për çlirimin e vendit, familja me krenari e kujton atë dhe njëkohësisht falënderoi të gjithë ata që me pjesëmarrje po nderojnë figurat e shquara kombëtare, fal gjakut të të cilëve ne sot po jetojmë të lirë.

Pas Landovices, është vizituar edhe vendi i rënies së Remzi Ademajt në Nashec, janë vendosur buqeta lulesh në shtatoren e tij në qendër të Prizrenit, si dhe është mbajtur një akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës ”Xhemajli Berisha”, ku përpos shumë personaliteteve të pranishëm ishin edhe ministri i MPMS-së Skender Reçica dhe deputetja nga radhët e Nismës në kuvendi e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avionë luftarakë britanikë interceptuan gjashtë bombardues rusë mbi Detin e…