U shfaqën të përqafuar: Anëtari i LV-së zbulon se në Tiranë kishte mosmarrëveshje Kurti-Rama

11 qershor 2021 | 14:51

Hysamedin Feraj, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka thënë se në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, kishte mosmarrëveshje në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Ramës për padinë që duhet ngritur ndaj Serbisë si shkaktare e gjenocidit.

Në këtë pikë, ai ka thënë se “akujt nuk kanë shkrirë” për aq kohë sa qeveria e Tiranës e përfaqësuar nga Rama, është pajtuar dhe me qeverinë e Beogradit përfaqësuar nga kryeministrja Ana Bërnabiq.

Ndërsa sa i takon procesit të dialogut, Albin Kurti nuk e ka mbështetur më parë, pikërisht se nisi nga premisa e qeverisë së Kosovës se Kosova nuk është shtet i mirëfilltë.

“Pra, deri tani problemi ka qenë që ta njohë qeveria e Kosovës, Kosovën si shtet i pavarur dhe nga ky pozicion të hynte në bisedime. Por, gjithë praktika e deritanishme është nisur nga pikëpamja se Kosova nuk ka status të përcaktuar përfundimtar”, ka thënë Feraj për “Euronews Albania”.

Sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë me Serbinë, duhen rishikuar sepse janë bërë të gjitha nga një pozicion ku Kosova nuk njihet si shtet.

Sakaq, takimi i datës 15 qershor ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçië, për Ferajn pritet që të ketë shumë tension, gjë që është pozitive sepse Vuçiqi nuk do të jetë në komoditetin që ka qenë deri më tani me partnerët nga Kosova.

“Shtetet e Bashkuara, për fat në periudhën post Trump kanë shënuar disa kthesa që kanë qenë shumë të rëndësishme”, ka thënë Hysamedin Feraj, duke shtuar se qasja aktuale, jo vetëm e ShBA-së, por dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë, ka ardhur pasi është kuptuar se qasja fillestare e ka shtyre Serbinë të mos i ndryshojë qëndrimet ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard…