U tha se i dashuri tradhtoi Rihanna-n me të, stilistja dhe shoqja e këngëtares reagon për herë të parë

17 prill 2022 | 12:11

Së fundmi është spekuluar se këngëtarja e famshme, Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, janë ndarë pasi ky i fundit e tradhtoi atë me stilisten e këpucëve, njëkohësisht mikesha e Rihanna-s, Amina Muaddi.
Kjo e fundit ka reaguar për herë të parë në “Instastory”, ku është shprehur se këto lajme janë gënjeshtra dhe “të turpshme”.

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në mediat sociale nuk meriton ndonjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e turpshme,” shkroi ajo në “Instastory”.

“Fillimisht mendova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me një qëllim kaq keqdashës – nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë, në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve,” vazhdoi ajo.
“As edhe gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të festuara në jetë. Prandaj më duhet të flas pasi kjo nuk është e drejtuar vetëm ndaj meje, por ka të bëjë me njerëz për të cilët kam shumë respekt dhe dashuri. Ndërsa Rih po vazhdon të jetojë shtatzëninë e saj të qetë dhe të veshur më së miri dhe unë i kthehem biznesit tim – u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur të Pashkëve!”, përfundoi Amina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megi Pojani ka plot 416 mijë ndjekës në profilin e…