U tremb nga tërmeti, 20-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në Lushnje

14 janar 2024 | 18:20

Një ngjarje e rëndë është raportuar si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.

Një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit. Sipas të mediave, i riu vuante nga probleme me ankthin dhe për këta arsye kurohej.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjobitur një burrë në Ferizaj i cili në gjendje…