U vihet flaka mbeturinave në ‘Dardani’, ndërhyjnë zjarrfikësit (foto)

07 shkurt 20:09

Kontejnerët e mbeturinave janë djegur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Në orët e pasdites atyre u është vënë flaka, ndërsa para disa çastesh kanë arritur edhe zjarrfikësit, raporton Indeksonline.

Ata kanë shuar zjarrin të cilin nuk dihet se kush e ka shkaktuar.

Kujtojmë se në këtë lagje edhe para disa ditësh ishin hedhur të gjitha mbeturinat në rrugë, kurse nuk është hera e parë që ato digjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, në…