U zvogëlohen bursat studentëve, por rektori nuk i ndalë mëditjet mijëra euroshe

08 janar 2018 | 19:47

Edhe pse drejtuesit e Universitetit të Prishtinës kanë marrë vendim që t’i ulin bursat për studentët e dalluar nga 900 në 500 euro, megjithatë vazhdojnë të marrin mëditje të majme për vete.

Gazeta Blic ka siguruar disa dokumente që dëshmojnë se si rektori Marjan Dema dhe menaxhmenti i këtij universiteti marrin mijëra euro mëditje.

Në aktvendimin e lëshuar në muajin prill të vitit të kaluar, që mban Numrin 03R/17, shihet se pos rektorit, edhe një pjesë e menaxhmentit kanë marra meditje në emër të veprimtarisë së Institutit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, për muajin mars të vitit 2017.

Ndërkohë, burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se për këto mëditje që i kanë marrë në emër të Institutit, nuk është bërë asnjë punë.

Madje, sqarojnë këto burime se nuk ka pasur as raport punë për këtë gjë.Ndërkaq, të kontaktuar nga Gazeta Blic askush nga rektorati nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me këto mëditje dhe për raportin eventual të punës së këtij Instituti.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Gazeta Blic, rektori dhe menaxhmenti i UP-së ka marrë mëditje të majme edhe për punën që kanë bërë për Universitetin Veror.

Para saktësisht një viti, rektori Marjan dema dhe ish- prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Afrim Hoti kishin marrë nga 1000 euro mëditje.

Rektori i UP-së. Marjan Dema, përpos që është rektor i UP-së dhe udhëheqës i shumë komisioneve në Universitetin e Prishtinës, ai është edhe profesor në Universitetin Publik të Pejës.

Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar protesta deri në rikthimin e bursave në 900 euro për një vit, ashtu siç ka qenë deri tani.Arben Elshani, nënkryetar i organizatës “Reforma”, tha se nëse nuk rishqyrtohet plani për kthimin e bursës në 900€ siç ka qenë më parë do vazhdojnë me aktivitete deri në shkarkimin e bordit.

“Sot ne, Organizata “Reforma” përmes këtij aktiviteti do të shprehim jo vetëm kundërshtimin e vendimit dhe të kthehet në rishqyrtim, por që të kthehet edhe vlera e bursës që ka qenë më herët në 900 euro. Në qoftë se ky vendim nuk kthehet në rishqyrtim dhe të bëhet vlera e bursës siç ka qenë më parë atëherë ne nuk do të ndalemi deri në shkarkimin e bordit aktual”, tha Elshani.

Ai po ashtu tha se do kërkojnë nga MAShT-i dhe qeveria shkarkimin e këtij bordi.

“Do të kërkojmë edhe nga ministri i Arsimit edhe qeveria shkarkimin e bordit në mënyrë që kjo kërkesë të realizohet deri në fund, ne nuk do të dorëzohemi për asnjë rast”.

Elshani gjithashtu ka treguar edhe për mesazhin e marr nga rektori Marjan Demaj. Sipas Elshanit, me rektorin do të merren me çështje me cilësi dhe zhvillim në Universitet, ndërsa për bursa do të merren me bordin aktual.

“Ne si organizatë përmes këtyre aktiviteteve kemi dashur të shprehim gjendjen e Universitetit të Prishtinës. Prandaj sot e morëm edhe në mesazh nga rektori Demaj, që ky aktivitet është jo i mirë sepse po shfrytëzohet në forma të ndryshme, desha të them që nuk është e drejtë e tij që të flasë për bursat sepse nuk është kompetence e tij. Pastaj ne me rektorin Demaj do të merremi me çështje me cilësi dhe zhvillim në Universitet, ndërsa për bursa do të merremi me bordin aktual”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Agjencisë Amerikane të Shërbimit Inteligjent CIA, Mike Pompeo…