U19-shat dhe U21-shat synojnë fitore të reja

12 prill 2019 | 11:40

Sot është dita e tretë e IHF Trophy Intercontinental. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit luhen ndeshjet e fundit të fazës grupore.

Në dy prej katër ndeshjeve paraqiten kombëtaret tona. Shpresohet në suksese të reja të Kosovës, ndërsa djelmoshave tanë iu duhet përkrahja e tifozëve për paraqitje sa më të mirë. Fillimisht prej orës 17:00, Kosova U19 luan ndeshje të rëndësishme ndaj Kanadës.

Nga ora 19:00, përfaqësuesja U21 synon të bëjë edhe hapin e radhës drejt botërorit, kur takohet me Nigerinë.

Orari i së premtes

13:00 Nigeria U19 – Paraguai U19
15:00 Paraguai U21 – SHBA U21
17:00 Kanada U19 – Kosova U19
19:00 Nigeria U21 – Kosova U21

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të studimit të…