Uashingtoni hedh poshtë planin izraelit për Gazën

24 shkurt 2024 | 15:20

Edhe pse ai mund të ketë pritur që reagimet ndaj planit të ishin të ndryshme, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mori një dush të ftohtë nga Uashingtoni.

Të premten, kryeministri i Izraelit prezantoi planin e qeverisë për menaxhimin e Gazës pas luftës, ku paraqiti një sërë propozimesh të diskutueshme që palestinezët fillimisht i refuzuan.

Përveç palestinezëve, plani duket se nuk i ka shkuar mirë as Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan timesofisrael.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se administrata e presidentit, Joe Biden ka qenë vazhdimisht e qartë me Izraelin për atë që do të dëshironte të shihte në Gaza pas përfundimit të luftës.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, theksoi gjithashtu se populli palestinez duhet të ketë një zë përmes një Autoriteti Palestinez të rigjallëruar.

“Uashingtoni ka qenë i qartë për atë që duhet. Ne kemi thënë se Amerika nuk beson në zvogëlimin e Gazës dhe ne nuk duam të shohim ndonjë zhvendosje të detyruar të palestinezëve jashtë saj. Natyrisht nuk duam që Gaza të dominohet nga ata që e kanë qeverisur deri më tani Hamasi”, tha ai.

Ajo që tashmë dihet është se Uashingtoni avokon për reformën e shtetit palestinez që do të merrte përsipër administrimin e Gazës menjëherë pas luftës, të cilën e refuzoi Izraeli.

Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet gjithashtu që Autoriteti Palestinez të fillojë të menaxhojë me Gazën duke qenë se ata tashmë kanë një infrastrukturë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë para disa ditësh u…