UÇK-ja nuk mund të burgoset kurrë

05 nëntor 2021 | 14:42

Shkruan: Faton Abdullahu

• UÇK-ja nuk mund të burgoset sepse ajo është vetë liria.
• UÇK-ja nuk është e atyre që mendojnë se ajo e ka vendin veç në histori dhe veç te varret.
• UÇK-ja nuk është e atyre që e duan të ardhmen si duhet, pa e njohur të kaluarën si ishte.
• UÇK-ja nuk është e atyre që nuk kanë besuar kurrë se me luftë çlirohet ky vend.
• UÇK-ja nuk është e atyre që thoshin se ajo është dorë e zgjatur e Serbisë.
• UÇK-ja nuk është e atyre që thonë se, luftuat një vjet e po qeverisni 20 vjet.
• UÇK-ja nuk është e atyre që i gëzohen burgosjeve të Gjykatës Speciale, as e atyre që thonë se, vetë e votuat Gjykatën e tash mirë po ju bohet.
• UÇK-ja nuk është e atyre që nuk e votojnë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës.
• UÇK-ja nuk është e atyre që duan ta lëçisin atë me veteranët e rrejshëm, me hajnat e vërtetë, as me ata që harruan pse luftuan.
• UÇK-ja nuk është e atyre që mendojnë se ajo nuk është themel i shtetit të Kosovës dhe se ky themel mund të zëvendësohet me diçka tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate ka përkujtuar Astritin Deharin, duke bërë homazhe të…