Udhërrëfyesi për bisedimet e 27 qershorit

19 qershor 2020 | 13:37

Shkruan: Bujar Berisha, New York

Thënia popullore se armikun mund ta zgjedhësh por komshiun jo, qëndron. Andaj në mesin tonë nuk duhet të ekzistojë asnjë çikë mëdyshje në bisedimet e 27 qershorit. Në të vërtetë këto bisedime kanë krijuar një mundësi që ne si popull të shkëlqejmë dhe me performancën tonë domethënëse, të çimentojmë të ardhmen e brezave të rinj. Pyetja “1 milion dollarëshe” siç thonë amerikanët, është se a ka fuqi udhëheqja e tanishme që të dalë nga gëzhoja provincialiste në mënyrë që t’u sigurojnë gjeneratave të ardhshme një jetë të dinjitetshme nën qiellin evropian? Përgjigjja e kësaj pyetje varet plotësisht nga nedhe për herë të parë si popull nuk kemi të drejtë morale që të fajësojmë askënd-madje as rusët.
Presidenti Thaçi dhe autoriteti gri nën hije i LDK-së, Isa Mustafa kanë mundësinë historike që të bëjnë paqe me popullin e tyre, duke i korrigjuar gabimet e tyre në rastet Debellde dhe Çakorr. Andaj, përgatitjet tona për takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe kompletimi i ekipit negociues ku do të ishte edhe opozita, janë peshorja më e mirë dhe përgjigjja absolute në pyetjen se a janë udhëheqësit tanë me të vërtetë të sinqertë dhe andiejnë dhe a kanë respekt këta liderë për vuajtjet dhe sakrificat e mijëra patriotëve qëpërgjatë shumë dekadave sakrifikuan gjithçka dhe çdo gjë për pavarësinë e popullit të tyre? A kanë zotërinjtë e nderuar fuqi morale në qenien e tyre që në këtë moment historik t’i përkulen vullnetit të popullit që është ende në vuajtje? Përgjigjen do e marrim shumë shpejt.

Amerikanët duan që të përsërisin historinë e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi

Lufta disavjeçare e popullit amerikan për pavarësi rezultoi në një mrekulli të vërtetë, ku bujqit (fermerët) amerikanë e mundën superfuqinë më të madhe ushtarake angleze të kohës. Por, pavarësia amerikane në realitet prodhoi 13 shtete të pavarura. Shteti i NewYork-ut hyri në luftë me shtetin Masaqusets për territoret e rajonit të Vermontit, shteti i Virgjinias kërkonte brigjet e gjirit Chesapeake, shteti i Maryland-it kërkonte të njëjtën gjë nga Virgjinia.
Zgjidhjen ndaj këtyre mosmarrëveshjeve fqinjësore e solli babai i kombit, George Washington.
Ai i sugjeroi parisë së Virginias dhe Marylendit një zgjidhje ekonomike për rajonin që rezultoi të jetë aq e suksesshme sa që shtetet Delawere dhe Pennsylvania bënë presion që të inkorporohen në zgjidhjen ekonomike të Washingntonit, dhe kështu të marrin “hisen e tortës”. Mu për këtë administrata e Trumpit dhe pro-konsulli i tij, Grenell janë fokusuar kryesisht nëçështjet ekonomike të cilat do tëkrijojnë një mundësi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne nuk kemi pse ta pranojmë kompleksin e inferioritetit

Vuçiqi duket që të jetë i kënaqur me Grenellin dhe ai këtë e ka shprehur publikisht. Në të njëjtën vijë është edhe “Millosheviqi i vogël”, Daçiq. Të dy këta përfaqësues serbënë muajt e fundit ndihen mjaft komod. Duket që janë të kënaqur me punën e lobit serb në Amerikë. Pritëshmëritë e tyre duket që janë rrumbullakimi i platformës së Millosheviqit dhe në performancat e tyre politike bizantine ditore i fërkojnë duart për një zgjidhje ku humbjen e turpshme të para dy dekadave ta kthejnë në fitore.
Është fakt se qasja e Beogradit është një vazhdimësi raciste ndaj shqiptarëve për dominim. Është fakt se elita serbe nuk është liruar nga e keqja e racizmit. Këtë fakt ata e vërtetojnëçdo ditë, duke ditur çdo gjë për problemet botëroredhe duke ditur fare pak-pothuajse asgjë për fqinjët e tyre jugorë-shqiptarët.
Ky fakt në të vërtetë nuk ka pse të na shqetësojë, sepse për herë të parë në historinë tonë moderne gjendemi në një pozitë të favorshme dhe që lidershipi ynë do të jetë përgjegjës për suksesin apo dështimin e të ardhmes së brezave tanë.
Në takimin në Shtëpinë e Bardhë ne posedojmë energji dhe bagazh të mjaftueshëm që të dalim faqebardhë. Këto përparësi varen nga fuqia e lidershipit tonë, të cilët duhet që ta tejkalojnë vetveten dhe kështu të rrumbullakojnë udhëtimin e tyre historik me këmbë të mbarë.

“Bring in the big guns”, shpalosi topat e mëdhenj

Nuk ekziston asnjë arsye që lidershipi ynë të mos i aktivizojë asetet tona në takimin e afërt me serbët, autoritetin e diasporës Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresistin republikan Joseph Dioguardi me shoqata të shumta, si dhe asetet vendore të shkolluara nga taksapaguesit amerikanë, si Shpend Ahmeti, Dastid Pallaska dhe Vjosa Osmani.
Lidershipi i tanishëm ka mundësinë që të riparojë gabimin trashanik të injorimittotal të fuqisë politike të shqiptaro-amerikanëve.
“Syrgjynosja”e shqiptaro-amerikanëve në veçantidhe e diasporës në përgjithësi për politika provincialiste në Kosovë u ka kushtuar dhe po u kushton shtrenjtë qytetarëve të vendit dhe shqiptarëve në rajon.
Aktivizimi i aseteve të panumërta në posedimin tonë, siç janë senatori i plotfuqishëm Schumer (lider i Demokratëve në Senat), kongresisti Eliot Engell (Kryetar i Komisionit të plotfuqishëm për Marrëdhëniet e Jashtme), yllit tonë, kandidatit për president Joseph Biden, dhe mikut tonë që është gjendur pranë nesh në ditët më të vështira, senatori Republikan Mitch Mc Conell (Udhëheqësit të shumicës në Senat, i cili gjatë luftës për fillim propozoi që luftëtarëve tanët’iu jepen $50 milionë dollarë përarmatim), do i mundësonte delegacionit tonë një sukses dhe riafirmim të sigurt të interesave tona strategjike.
Me presidentin Trump marrëdhënie shumë të afërta në nivelin personal për dekada me radhë kanë disa bashkatdhetarë. Andaj shtrohet pyetja pse paratë e taksapaguesve harxhohen për lobim?

“What is good for the goose, is good for the gander” minoriteti shqiptar në Kosovën Lindore duhet t’i gëzojë privilegjet e njëjta siç i gëzon minoriteti serb

Hegjemonisë së pakicës serbe mbi shumicën absolute shqiptare në Kosovë kërkohet që t’i shtohen kompetenca shtesë në emër të Asociacionit. Atëherë delegacioni ynë duhet që të kërkojë të njëjtën gjë për shqiptarët në Serbi dhe në rajon. Harrojeni “bashkimin” e Kosovës Lindore me vendin amë. Kjo mundet të ndodhë vetëm me luftë. “Zgjidhja” që po e trumbetojnë Baton Haxhiu & company është shkatërrimi i faktorit shqiptar në Serbi, humbja e peshës strategjike të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, si dhe superfaktorizimi irracional i pakicës serbe në vend.
Rajoni i Ballkanit është i tejmbushur me kultura të ndryshme dhe ky fakt e bënë të pamundur që cilido komb të ketë fatin të jetojë në një çati. Andaj, ku qëndron logjika në të ashtuquajturin “këmbim”? Mendimi i disave që të japin Ujmanin dhe asete tjera jetike për të ardhmen e popullit tonë për hir të “paqes”, i tejkalon suazat e irracionalitetit. Jo shumë larg nga tani ne do të detyrohemi që ta paguajmë një litër ujë të Ujmanit më shtrenjtë sesa një litër benzinë. Fjala “racizëm” është më e përdorura këto ditë në Amerikë, andaj pse frikohen udhëheqësit tanë që ta përdorin këtë fjalë? Pse udhëheqësit tanë frikohen që t’i kundërshtojnë vendimet gjyqësore për pronat të qeverisë naziste të Millosheviqit duke e ditur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare?

Amerika pret nga delegacioni ynë kreativitet dhe profesionalizëm

Mbani mend luftën e ftohtë që zhvillohej në Vjenë dhe shumë filma që i shikuam gjatë asaj periudhe? E njëjta situatë është duke u zhvilluar këtoditë disa qindra kilometra në lindje të Vjenës, në Beograd. Përveç akterëve të asaj kohe-amerikanëve dhe rusëve, në lojë kanë hyrë kinezët dhe në një masë më të vogël turqit. Në mes tyre është duke u zhvilluar një luftë e tmerrshme në rrjetet sociale të Serbisë. Andaj delegacioni ynë duhet që të jetë sa më domethënës dhe të paraqesë qëndrime të qarta sepse Uashingtoni në Beograd është duke mbrojtur edhe Kosovën. Nuk ka vend për qëndrime amatoreske dhe përçarëse nga ana e delegacionit tonë.
Edhe Bolltoni (ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Trumpit), i cili publikisht ka shfaqur averzion ndaj nesh, por edhe Grenelli kanë deklaruar publikisht se ShBA-ja nuk qëndron prapa “këmbimeve” të territoreve, dhe në qoftë se palët, në këtë rast ne jemi aq naivë të hymë në një lojë të tillë, atëherë ata normalisht që janë OK.
Sa më shpejtë që delegacioni ynë të udhëtojë për në Washington, aq më të mira do të jenë rezultatet. Sinkronizimi i pozicioneve të delegacionit tonë me ato të miqve në Kongres dhe përfaqësuesve shqiptaro-amerikanë do t’i shkrinte përpjekjet serbe për hegjemoni si “borën nëpranverë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z po akuzohen se nuk…