UEFA, 12  topa donacion për klubin e Mabetex Prishtina

25 shkurt 2021 | 17:47

Klubi i futsallit Mabetex Prishtina është shpërblyer nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA. Mabetex Prishtina ka pranuar donacion 12 topa të futsallit të finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2020.

Lajmi konfirmohet nga kryetari i klubit, Fatos Dili, në rrjetin social “Facebook”. “Dje kam pranuar një dhuratë nga UEFA, e cila na ka dërguar topat për Klubin e Futsallit #MabetexPrishtina”, ka shkruar Fatos Dili, i cili e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në klubin kryeqytetas e për këtë fakt është shpërblyer ditë më parë edhe nga Komuna e Prishtinës me çmimin e punëtorit sportiv të vitit. Ndryshe, Mabetex Prishtina është vlerësuar edhe si storje suksese për organizimin e mirë të ndeshjeve si vendës në garat evropiane.

Mabetexi në këtë edicion në garat evropiane e eliminoi në fillim Tiranën për t’u eliminuar më pas nga gjiganti spanjoll Barcelona në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmorët e Kombit janë një e të pandarë edhe pse…