UEFA: Ademi u zgjodh kryetar i FFK-së me mandat katërvjeçar

09 dhjetor 18:27

Pas zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës ka reaguar edhe UEFA. FFK-ja ka publikuar një përgjigje të marrë nga UEFA, e që thotë se zgjedhja e Ademit është bërë në bazë të rregullave me mandat katër vjeçar.

“Në lidhje me kërkesën tuaj të datës 2 dhjetor, 2019, mund të konfirmoj se unë personalisht kam marrë pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të FFK-së më 6 korrik, 2018, dhe se, me këtë rast, z. Agim Ademi u zgjodh me aklamacion president i ri i FFK-së me mandat katërvjeçar”, thuhet në përgjigjen e Thierry Favre, shef i Zhvillimit të Federatave Nacionale/Zëvendësshef i Divizionit të Federatave Nacionale.

FFK-ja ka publikuar edhe procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku konfirmohet mandati katërvjeçar i Ademi si dhe interpretimin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike, që është organi i vetëm për të interpretuar statusin e OJQ-ve.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit ka liruar plotë shtatë futbollistë. Ajo që…