UEFA heton PSG-në

26 shtator 2018 | 12:41

UEFA ka hapur një hetim mbi financat dhe shpenzimet e klubit francez Paris Saint-Germain.

Kampionët e Ligës 1 fillimisht dolën të pastër nga rregullat financiare të Fair Play Financiare (FFP) në qershor, por organi qeverisës i futbollit evropian bëri me dije se vendimi do të rishikohet përsëri. Tani organi i kontrollit financiar të klubit të UEFA-s ka vendosur ta “gjykojë rastin për hetime të mëtejshme”.

Rregullat e FFP kërkojnë që klubet t’i balancojnë shpenzimet me të ardhurat e tyre. Në gusht 2017, PSG pagoi 222 milionë euro për të nënshkruar me Neymarin nga Barcelona. Gjithashtu, nënshkroi me Kylian Mbappe për 180 milionë euro këtë verë, pasi sulmuesi francez në fillim u bashkua në formë huazimi nga rivalët e Ligës 1, Monaco.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i…