UEFA mbështet Ademin   

11 korrik 2019 | 16:49

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka morë përkrahjen e plotë nga UEFA.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu po qëndrojnë në selinë e UEFA-s me ftesë të drejtorit të federatave kombëtare, Zoran Lakoviq, ku zhvilluan takime të shumta për realizimin e projekteve të reja në kuadër të strategjisë së re.

“Zyrtarët e UEFA-s u njoftuan për gjendjen aktuale në FFK, me ç’rast ata u informuan për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit. Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se kryetari i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari shqiptar dhe vepra e tij “Gjenerali i Ushtrisë së…