UEFA mund ta ndryshojë vendin e gjysmëfinaleve dhe finales së ‘Euro 2020’

18 qershor 2021 | 16:20

UEFA ka mundësi ta ndryshojë lokacionin e finales dhe gjysmëfinales së “Euro 2020”. E gjitha kjo pasi që në Angli kanë ndryshuar disa rregulla sa i përket karantinës.

Gjysmëfinalet dhe finalja parashihet të zhvillohen në “Wembley Stadium” të Londrës. Me rregullin e ri, zyrtarët e UEFA-së, VIP-at, sponsorët dhe gazetarët ndërkombëtarë duhet të hyjnë në karantinë 10-ditore sipas udhëzimeve të qeverisë britanike.

Kjo është arsyeja përse UEFA po mendon ndryshimin e lokacionit, dhe vetëm “Puskas Arena” në Budapest mbetet i vetmi që ka kapacitetin e plotë. UEFA po negocion me Qeverinë e Britanisë që të bëjë përjashtim në këtë rast, por negociatat ende nuk kanë dhënë fryt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer, ka qëndruar të enjten…