UEFA nis hetim ndaj Barçës

23 mars 2023 | 15:33

Federata Evropiane e Futbollit i ka nisur hetimet ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”.

Gjiganti katalunas do të hetohet rreth lidhjes me ish-numrin dy të gjyqtarëve të futbollit spanjoll, ndërsa akuzohet se kishte favorizime nga gjyqtarët në kohën kur Jose Maria Enriquez Negreira ishte në atë pozitë, ndërsa ndërkohë kishte bashkëpunim me gjigantin katalunas përmes kompanisë së tij.

“Në pajtim me nenin 31.4. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s do ta kryejnë një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s”, njofton shtëpia e futbollit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish…