UEFA pritet ta përjashtojë Milanin nga Evropa Liga

01 qershor 2018 | 19:12

Gazeta amerikane “New York Times” raporton se UEFA do ta ndëshkojë klubin e Milanit duke përjashtuar nga edicioni i ardhshëm i Evropa Ligës për çështjen e “fair-play”-it financiar.

Një goditje e rëndë kjo për kuqezinjtë që do ta dëmtojë edhe më shumë imazhin e tyre. Vendimi i UEFA-s për Milanin do të jepet më 15 qershor, por edhe në rast se i shpëtojnë përjashtimit nga kompeticionet evropiane, kuqezinjtë rrezikojnë shumë pasi mund të marrin një gjobë shumë të majme ose mund t’u bllokohet merkato për verën e ardhshme.

Nëse alarmi që lëshon “New York Times” rezulton të bëhet realitet, atëherë Milani do të bëhej klubi i parë i madh që do të përjashtohej nga kompeticionet evropiane. Shtatë herë kampionët e Evropës pak ditën më parë dështuan për të satën herë për të arritur një marrëveshje me UEFA-n për çështjen e “fair-play”-it financiar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frederik Veseli dhe Berat Gjimshiti ishin dy futbollistët e kombëtares…