Uganda gjen “qypin me lira”

06 korrik 2022 | 08:33

Ari konsiderohet një aset në mungesë, por shteti i Ugandës ka njoftuar se pas analizave të kryera së fundmi ka gjetur 31 milionë tonë metrikë mineral ari që është gjetur e që pritet të nxirret.

Ministria e Energjisë dhe Zhvillimit e Minierave ka thënë se ka rreth 320 mijë e 158 tonë ar të rafinuar që i ka në dispozicion, raporton “The Federal.com”.

Vlera e 31 milionë tonëve të arit është e barabartë me 12.8 trilionë dollarë.

Qeveria e Ugandës ka licencuar firmën kineze “Wagagai” për ta nisur prodhimin në distriktin e Busias.

Gjetja e kësaj sasie të arit llogaritet që t’i japë një shtytje të madhe ekonomisë së këtij shteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot do ta mbajë vazhdimin e seancës…