Ujiste trotuarin me ujë të pijshëm, gjobitet qytetari

23 korrik 2023 | 19:13

Një qytetar është gjobitur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për keqpërdorim të ujit të pijshëm dhe mos aktivizim të ujëmatësit.

Ai është kapur duke ujitur trotuarin e objektit në rrugën “Malush Kosova”.

Shkelja tjetër siç ka njoftuar kompania përmes një postimi në Facebook, është se ai kishte vendosur ujëmatësin jashtë pusetës duke mos regjistruar sasinë e ujit të shpenzuar.

“Në rrugën ” Malush Kosova”/ Ujëmatësi i dëmtuar, jo i lajmëruar, derisa inspektorët e zbuluan, madje duke ujitur trotuarin e ndërtesës me ujë të pijshëm. Rasti tjetër, konsumatori kishte zbuluar një metodë të re të vjedhjes së ujit, me mendjen që nuk do zbulohet, kishte vendosë ujëmatësin jashtë pusetës derisa tërë kohën shërbehej me ujë nga gypi, pa ujëmatës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, këto ditë ka njoftuar për aksion për shkyqje të gjithë konusumatorëve të cilët kanë obligime ndaj kompanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini, që po merr pjesë për herë të parë në…