UJMANI, ATLANTIDA E KOSOVËS

09 janar 12:08

Shkruan: Ragip Shala

Liqeni artificial, Ujmani ishte pika kyçe e “Dejtonit” të Trampit me protagonistë “trampistët” ballkanas, gjatë vitit 2020, me të cilën u arrit një “marrëveshje historike” që i dha fund konfliktit “ndërfetar” në mes Kosovës dhe Serbisë. Dinakëria serbe arriti mjeshtërisht t’i diktonte këtij “Dejtoni” se çështja e relacionëve Kosovë – Serbi nuk është çështje konfliktesh politike, as juridike, as ekonomike, as çështje ndërkombëtare, por thjesht vetëm çështje fetare.
Përkundër degradimit në vetëm çështje “fetare”, “trampistët” kosovarë të egzalltuar nuk morën mundin ta kryqëzonin Serbinë, s’paku uzurpatorë të trashëgimisë fetare në Kosovë.
Në “Dejtonin” e Trampit, është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për studim fizibiliteti të liqenit artificial të Ujmanit, që do të projektonte shfrytëzimin e përbashkët të resurseve ujore dhe energjitike. Studimit të fizibilitetit i është besuar Departamentit Energjitik të ShBA-së që planifikohet të hapë madje zyrë investimesh në Beograd, por jo edhe në Prishtinë?! “Institucionalistët” e Republikës së Kosovës të cilët nënshkruan marrëveshjen në “Dejtonin” e Trumpit, kanë shkelur me dy këmbë tërë procedurat e projektimit, shpronësimit, financimit dhe ndërtimit të Ujmanit, si dhe të drejtën e pronësisë absolute të Republikës së Kosovës mbi liqenin e Ujmanit. Marrëveshja për “shfrytëzimin e përbashkët” të resurseve ujore dhe energjitike të Ujmanit përbën jo vetëm një dhuratë pronësie të Serbisë, për të drejtën e shfrytëzimit të ujit dhe energjisë elektrike por edhe përligjjen e uzurpimit të trashëgimisë historike shqiptare.
Liqeni artificial i Ujmanit është ideuar dhe projektuar gjatë vitëve të ‘60-ta, kurse është finalizuar në fund të vitëve ‘70-ta. Ka një sipërfaqe prej 11 kilometra katrorë, me një gjatësi prej 20 kilometra, thellësi deri në 100 metra dhe shtrihet në anën e lugut të Kolashinit, mëse 90% në territorin e Kosovës dhe 10% në territorin e Serbisë.
Ujmani si i tillë nuk përbën vetem çështje pronësie ndaj ujit dhe energjisë elektrike, por dhe çështje pronësie ndaj trashëgimisë historike, bazenit më të madhë arkeologjik të Kosovës.
Serbia gjatë një shekulli pos krimeve të gjenocidit, ka kryer edhe krime të etnocidit dhe kulturocidit në Kosovë. Ngritja e qindra objekteve publike, ekonomike mbi shtresat arkeologjike siç janë: Fabrikat e Tapetave në Prishtinë, Zastava në Pejë, Fosfatit në Mitrovicë, pastaj e postave dhe kazermava, përbëjnë veprat më kriminale të etnocidit dhe kulturocidit përtej rajonit ballkanik. Viktimë e etnocidit dhe kulturocidit serb në Kosovë përbën edhe fundi i liqenit artificial të Ujmanit një ndër Bazenët më të lashta arkeologjike në nivel botëror.
Nën ujë të Ujamanit përgjatë 20 kilometrave ndodhet kujtesa historike, tapia e popullit shqiptar mbi të drejtën historike, etnike, kulturore, fetare dhe politike në Republikën e Kosovës.
Bazeni arkeologjik i Ujmanit ka qenë cak i shumë hulumtimeve arkeologjike që nga viti 1927, pastaj 1955, 1960 kryesisht nga hulumtuesë të Akademisë serbe dhe të kishës ortodokse serbe, por jo dhe nga hulumtuesë shqiptarë.
Uji i liqenit të Ujmanit ka mbuluar mijëra varre, themele të kishave, manastirëve, kështjellave, shtëpive dhe rrugëve antike dhe mesjetare. Bazenin arkeologjik të Ujmanit e përbëjnë 18 lokalitete arkeologjike me 10 nekropole antike, 14 kisha paleokristiane, 4 fortifikata, 1 kullë e këmbanës, një rrugë e kalldremtë dhe disa monumente mesjetare. Për anash këti thesari arkeologjik ndodhën edhe shtëpi serbe të shekullit 19, të cilat janë dëshmi të “gjalla” që provojnë se serbë përtej shekullit 19 nuk ka pasur “as për ilaq’ në Kosovë. Dhe jo vetëm kaq?!
Në këto falltore Zotit i është lutur shqip të prirë nga prifti Alban, i cili pas martyrizimit është shpallur shenjtror i krishterimit, për këtë shumë kisha dhe manastire në shtete evropiane janë të pagëzuar Shën Albani.
Përmbytja e qëllimtë e bazenit arkeologjik nga pushteti i Beogradit me pelqimin edhe të kishës ortodokse serbe është bërë me qëllim për të zhbërë, zhdukur gjurmët e civilizimit antik dhe vazhdimësinë Ylliro-arbëror të shqiptarëve në Kosovë. Në të kundërtën sikur t’ishte trashëgimi serbe, kurrë nuk do lejonte pushteti i Beogradit as kisha ortodokse ta mbulonte uji “djepin” dhe “Jerusalemin” serb. Grabitja e artefaktëve, statujave, stellave me mbishkrime shqipe në prag të fillimit të ndërtimit të Ujmanit, përbënë krime të etnocidit dhe kulturocidit serb ndaj shqiptarëve. Liqeni i Ujmanit me tokë, me ujë dhe me qiell, me thesarët arkeologjik përmbysë propaganden serbe se “Kosova është Serbi”,
Kosova është Dardani, këtë e dëshmon liqeni i Ujmanit, Atlantida e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 20 janar, Donald Trump do të largohet nga Zyra…