Uka për herë të tretë fiton çmimin ‘ylli i javës’ Prishtinë, 11 mars – Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros. Këtë çmim për xhiron e 24-t e ka fituar futbollisti i KF Drenica, Kreshnik Uka Për sulmuesin 26-vjeçar kjo është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe pa dyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj. Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve. Uka shënoi dy gola në ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat 3-3. Pas këtij barazimi KF Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 32 pikë. Çmimin “ylli i javës” për futbollistin e KF Drenica, Kreshnik Uka e ndau Urim Bajgora, IT në BKT

11 mars 2022 | 15:25

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Këtë çmim për xhiron e 24-t e ka fituar futbollisti i KF Drenica, Kreshnik Uka Për sulmuesin 26-vjeçar kjo është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe pa dyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj.

Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve. Uka shënoi dy gola në ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat 3-3.  Pas këtij barazimi KF Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 32 pikë. Çmimin “ylli i javës” për futbollistin e KF Drenica, Kreshnik Uka e ndau Urim Bajgora, IT në BKT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E veshur me kapelë dhe shall, kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock,…