Ukraina: 358 fëmijë të vrarë dhe 686 të plagosur që nga fillimi i luftës

25 korrik 2022 | 11:27

Gjithsej 358 fëmijë janë vrarë dhe mbi 686 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, sipas medieve ukrainase.

“Deri më 25 korrik 2022, numri i të vrarëve mbeti i pandryshuar (358 fëmijë), ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 686 fëmijë”, thuhet në raport.

Këto të dhëna nuk janë përfundimtare, pasi vazhdojnë ende hetimet brenda zonave të luftimeve, zonave të pushtuara përkohësisht dhe të çliruara. Aktualisht, shumica e viktimave janë regjistruar në rajonin Donetsk (362),  Kharkiv (194), Kiev (116), Chernihiv (68), Luhansk (61), Mykolaiv (55), Kherson (54) dhe Zaporizhzhia (40).

Më 25 korrik 2022, një vajzë 8-vjeçare u plagos nga sulmet ruse në Mykolaiv. Sipas autoriteteve ukrainase, një djalë 17 vjeçar gjithashtu mbeti i plagosur në Donetsk. Gjithsej 2,188 institucione arsimore janë dëmtuar në të gjithë Ukrainën si rezultat i sulmeve të përditshme ruse, ndërsa 221 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi u…