Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

23 qershor 2022 | 21:00

Udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, ka shkruar Michel në “Twitter”.

Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe fqinji i ngushtë Moldavia kanë lobuar për muaj të tërë për të nisur procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun 27-anëtarësh.

Aderimi në BE, një proces i ngarkuar politikisht dhe ligjërisht kompleks, mund të zvarritet për vite apo edhe dekada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Skender Hyseni Një deklaratë e Presidentes së Kosovës sot…