Ukraina: Humbjet e detyrojnë Rusinë të kërkojë rezerva

24 mars 2022 | 07:53

Rusia është duke bartur trupa në kufijtë e Ukrainës pas humbjeve të mëdha gjatë luftës, pretendon ushtria ukrainase.

Në përditësimin e fundit për konfliktin, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thënë se “për shkak të humbjeve të mëdha” forcat ruse vazhdojnë të formojnë dhe të zhvendosin njësite shtesë të forcave të armatosura të Federatës Ruse në kufijtë e Ukrainës”.

Zyrtarët e NATO-s besojnë se 7 000 deri në 15 000 trupa ruse mund të jenë vrarë në muajin e parë të konfliktit, ndërsa numri i të plagosurve mund të shkojë nga 30 000 deri në 40 000./REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse në Ukrainë kanë shkatërruar një laborator në centralin…