Ukraina i vendos sanksione Sirisë

30 qershor 22:20

Ukraina ka vendosur një embargo tregtare kundër Sirisë dhe sanksione që synojnë persona juridikë dhe individë sirianë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës njofton se vendimi vjen në përgjigje të vendimit të Sirisë për të njohur dy republikat e vetëshpallura të mbështetura nga Rusia në rajonin e Donbasit.

Në faqen e saj të internetit, ministria thotë se “dënon fuqishëm” vendimin e Republikës Arabe të Sirisë për të njohur “të ashtuquajturën pavarësi” të “territoreve të pushtuara përkohësisht” në Donetsk dhe Luhansk.

Në deklaratë thuhet se vendimi i Siris ishte një “akt jomiqësor” ndaj Ukrainës dhe një shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Sirisë njoftoi se vendi kishte njohur “pavarësinë dhe sovranitetin e republikave popullore të vetëshpallura Luhansk dhe Donetsk” në Ukrainën lindore.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Sirinë pas njoftimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka thënë…