Ukraina: Kemi vrarë rreth 54 mijë rusë që nga fillimi i pushtimit

13 shtator 2022 | 15:37

Rreth 53,300 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, sipas një deklaratë të ushtrisë së Ukrainës, shkruajnë mediet e huaja.

Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar gjithashtu 244 avionë luftarakë, 213 helikopterë dhe 904 dronë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ukrinform. Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 2,175 tanke ruse, 1,279 sisteme artilerie, 4,662 automjete të blinduara, 15 anije dhe 233 raketa kalibr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i irrituar me…