Ukraina njofton: Po çminojmë zonat e minuara

04 prill 2022 | 17:38

Njësia e Mjeteve Piroteknike e rajonit të Kievit, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit të Ndërgjegjësimit nga Minat, po pastron territorin e rajonit të Kievit të minuar nga pushtuesit rusë.

“Do të dëshironim të vazhdonim të flisnim për rëndësinë e kësaj njësie e për këtë ditë duke përdorur vetëm modele dhe pllakate. Ne kurrë nuk kemi dashur që qytetet dhe fshatrat tona, toka jonë e bukur ukrainase, të bëhet mishërim i kësaj dite e cila është shënuar për ta tërhequr vëmendjen e gjithë botës për pasojat e tmerrshme që sjell lufta.

Njësitë tona piroteknike po vazhdojnë t’i çminojnë zonat e minuara. I bëjmë thirrje publikut të mos i harrojë rregullat për trajtimin e eksplozivëve. Shikoni ku shkelni dhe raportoni shpëtimtarët kur gjeni mjete të pashpërthyera të cilat na kanë lënë rusët për të na vrarë edhe më tutje”, ka shkruar në “Telegram” Njësia e Mjeteve Piroteknike e rajonit të Kievit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka refuzuar ankesën Gramoz Vokrrit.…