Ukraina njofton se gjatë natës ka rrëzuar 30 raketa dhe dronë rusë

02 qershor 2023 | 09:01

Ukraina thotë se ka rrëzuar më shumë se 30 raketa dhe dronë të gjuajtur nga Rusia drejt Kievit gjatë natës.

Kështu kanë bërë me dije autoritetet ushtarake të Kievit përmes shkrimit në Telegram, shkruan Sky News.

“Sipas informacioneve paraprake, më shumë se 30 objektiva ajrore të llojeve të ndryshme u zbuluan dhe u shkatërruan në hapësirën ajrore mbi dhe rreth Kievit nga forcat e mbrojtjes ajrore”, thuhet në shkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën herët…