UKRAINA NUK ËSHTË LARG

05 dhjetor 2021 | 12:10

Ismet Sylejmani

Po rriten tensionet dhe po ashpërsohet gjendja në mes të Rusisë dhe Ukrainës!

Nuk është e largët koha kur Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, në një nga paraqitjet e Tij në Kërçovë, pati deklaruar se Ukraina nuk është larg!

Tash Ukraina është kthyer në një nga temat dhe konfliktet botërore me potencial shpërthyes në çdo çast!
Që ateherë kur e ka thënë dhe dhënë ketë paralajmerim e alarm të madh, mendjemprehti dhe largëpamësi AA, në mes të Ukrainës dhe Rusisë, ka pasur zhvillime shumë të mëdha, të cilat jo vetëm nuk prodhojnë stabilitet e situate paqësore, por përkundrazi, ato rriten në përmasa të mëdha dhe eskalonjë në çast për të përfunduar me gjakderdhje, shkatërrim e situata të reja në rrirreshtime nē skenën boterore!

Populli shqiptar i ka të freskëta grumbullimet e forcave ushtarake të Serbisë pushtuese dhe perjetimin e madh të ardhjes së kontigjenteve të US ARMY e forcave të tjera ushtarake të alencës së NATO-s, në kuadër të KFOR-it!

Përfundimi i luftës së UÇK-së me Serbinë pushtuese, nën goditjen e bombardimeve të aleancës së NATO-s, ishin pamjet e fundit të grumbullimit në tërheqje të ushtrisë pushtuese serbe, aleates së madhe e besnike të Rusisë së Putinit!

Ne nuk do të duhej të shihnim më skena e luftë në truallin e Atdheut tonë!
Por duhet ta dijmë se Ukraina nuk është larg…, edhe pse më nuk është Gruevski në pushtet, por është Ruasia me apetite edhe me të mëdha se atëherë, kur është dhënë paralajmërimi nga gjiganti, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Ukraina nuk është larg!…

Prishtinë, 5 Dhjetor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Komanda e…