Ukraina pretendon se 130.000 pjesëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë

05 shkurt 2023 | 12:33

Ushtria ukrainase ka njoftuar se 131.290 pjesëtarë të ushtrisë ruse mund të kenë vdekur në Ukrainë, prej nisjes së luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Në përditësimin e saj të rregullt, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka pretenduar se 700 ushtarë rusë janë vrarë vetëm një ditë më parë.

Në këto përditësime në të cilat shifrat për viktimat janë më të larta sesa ato që i përpilon Perëndimi, po ashtu është thënë se Rusia ka humbur 3.220 tanke, 6.405 pajisje të armatosura dhe 2.226 sisteme të artilerisë prej nisjes së luftës.

Duke cituar zyrtarë amerikanë dhe ata të Perëndimit, e përditshmja amerikane, New York Times, ka raportuar më herët gjatë këtij muaji se numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur i afrohet shifrës 200.000.

Për luftime të ashpra është raportuar edhe më 5 shkurt në Bahmut, qytet në lindje të Ukrainës, për kontrollin e të cilit ushtritë janë duke luftuar që disa muaj.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 3 shkurt se forcat ukrainase do të luftojnë për Bahmutin “aq sa të munden”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma është rikthyer te fitoret në Serie A pasi ka…