Ukraina pretendon se ka vrarë 400 ushtarë rusë gjatë natës së ndërrimit të viteve

02 janar 2023 | 13:14

Ushtria ukrainase pretendon se ka  vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm raketor në zonën e Donjeckut.

Raketat sulmuan një objekt në qytetin e Makiivkas, ku  mendohej se ishin stacionuar ushtarët rusë, raporton BBC.

Autoritetet pro ruse i kanë pranuar dëmet, por nuk kanë konfirmuar shifrat për të cilat raportohen.

Një zyrtar rus në zonën e okupuar të Donjeckut ka thënë se sulmet u kryen dy minuta pas Vitit të Ri.

“Një shpërthim masiv ndodhi në një shkollë pushimesh, nga një raketë amerikane HIMARS”, ka thënë ai.

Sakaq, sipas ushtrisë ukrainase, përveç rreth 400 ushtarëve  të vrarëve, nga sulmet janë plagosur edhe 300 njerëz tjerë.

Administrata e instaluar nga Rusia tha se të paktën 25 raketa u hodhën në rajon gjatë natës së Vitit të Ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është…