Ukraina: Rusia përdori 500 mijë municione javën e kaluar

07 gusht 2023 | 17:13

Kundërofensiva Ukrainës është kritikuar se ka treguar të ngadaltë, më pak suksese të dukshme deri më tani.

Por, sipas zyrtarëve ukrainas, kjo nuk e ka penguar Rusinë të shpenzojë sasi të mëdha municionesh për ta mbajtur Ukrainën.

Ata kanë thënë se forcat ruse kanë përdorur gati gjysmë milioni municione vetëm gjatë javës së kaluar, shkruan “Sky News”.

Zëvendësministrja ukrainase e mbrojtjes, Hannah Maliar, ka thënë se Rusia po shton sulmet e saj në frontin lindor, me 9 mijë raste të bombardimeve javën e kaluar krahasuar me 8 mijë një javë më parë.

“Ata kanë një plan, duan të kthehen në territoret që humbën në rajonin e Kharkiv”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar Armando Broja mund të largohet gjatë këtij muaji…