Broja kërkohet nga klubi madh i Premier Ligës

07 gusht 2023 | 17:00

Sulmuesi shqiptar Armando Broja mund të largohet gjatë këtij muaji nga skuadra e Chelseat.

Gjiganti mediatik britanik “The Guardian” raporton se përfaqësuesi shqiptar është bërë objektiv i West Ham United.

Ky klub është në kërkim të zëvendësuesit të Gianluca Scamaccas, i cili u rikthye në Serie A për t’iu bashkuar Atalantas. E “Blues” nga ana e tyre po e kërkojnë një sulmues me emër, mbi të gjitha Dusan Vlahoviqin, i cili mund të shkëmbehet me Romelu Lukakun.

Kështu, për Brojën nuk do të kishte vend në “Stamford Bridge”. Sulmuesi shqiptar mund të huazohet në West Ham ose të shitet përfundimisht. Ai është i vendosur ta bëjë një sezon të madh duke i lënë prapa krahëve lëndimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me…