Ukraina sulmon “armikun e brendshëm” në mes të luftës

02 shkurt 2023 | 08:06

Ukraina nisi të mërkurën një valë hetimesh që synojnë administratat, zyrtarët dhe figura të tjera ndërsa autoritetet këmbëngulin se lufta kundër korrupsionit është një prioritet në kontekstin e përpjekjeve të luftës dhe ndihmës perëndimore.

Presidenti ukrainas Zelensky u shpreh se “Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës, Byroja Shtetërore e Hetimit, Byroja e Sigurisë Ekonomike dhe Prokuroria kryen dhjetëra hetime në rajone të ndryshme dhe kundër personave të ndryshëm”.

“Drejtësia do të vihet në vend”, deklaroi ai. Në video-mesazhin e tij të përditshëm, Zelensky tha se do të bënte çfarëdo ndryshimi të nevojshëm në personel për të çrrënjosur korrupsionin dhe theksoi nevojën që ministria e mbrojtjes të jetë e sinqertë.

“Fatkeqësisht, në disa fusha, mënyra e vetme për të siguruar sundimin e ligjit është ndryshimi i udhëheqjes … do të ketë aq ndryshime sa të jetë e nevojshme,” tha ai. Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk, sqaroi se kjo është një fushatë që synon “goditjen e armikut të brendshëm”.

“Ky është vetëm hapi i parë,” theksoi ai, “dhe ne nuk do të ndalemi këtu”, ndërsa u zotuam të “vënë në pranga” ata që “kanë guximin të dëmtojnë Ukrainën”.

Autoritetet ukrainase thanë se bastisën shtëpinë e miliarderit Ihor Kolomoisky, ish-ministrit të Brendshëm Arsen Avakov dhe autoriteteve tatimore ukrainase më herët të mërkurën dhe administrata doganore u pushua nga puna.

Nga hetuesit janë vizituar edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Bastisjet vijnë një javë pasi një numër zyrtarësh të lartë u shkarkuan pas një rasti korrupsioni që përfshin prokurimet ushtarake, skandali i parë i madh që nga pushtimi rus gati një vit më parë./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas telefonatës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia…