Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në gusht

23 maj 2022 | 08:23

Ukraina e ka zgjatur ligjin ushtarak deri më 23 gusht.

Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi fillimisht dekretin, së bashku me një thirrje të përgjithshme mobilizimi ushtarak, më 24 shkurt dhe që atëherë e ka zgjatur atë për një muaj në dy raste.

Të dielën Parlamenti i Ukrainës votoi me një shumicë absolute për një zgjatje të tretë, ndërsa Rusia vazhdon ta përqendrojë ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit.

Përfaqësuesi i Zelenskyt në Gjykatën Kushtetuese, Fedir Venislavskyy, tha se vendimi për ta zgjatur atë për 90 ditë këtë herë është për shkak se një “kundërsulm kërkon më shumë kohë sesa mbrojtja”.

Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas të moshës 18-60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi nëse nuk kanë përjashtime të veçanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Henry Miller Përktheu: Granit Zela Knut Hamsuni tha njëherë…