Ukrainasit e shkrijnë qendrën komanduese ruse në Bakhmut

14 shtator 2023 | 08:33

Ushtarët ukrainas kanë arritur të lokalizojnë vendin që rusët e shfrytëzonin si qendër komanduese, nga ku lansoheshin dronët kamikaz.

Pasi u siguruan se në të kishte shumë ushtarë rusë që punonin si operator të dronëve kamikaz, me të cilët po godasin qytetet ukrainasve, ata e hodhën në erë objektin, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë dhjetëra ushtarë duke qëndruar jashtë kësaj qendre, dhe momenti kur raketa e godet dhe e hedhë në erë tërë objektin.

Sulmi është realizuar në afërsi të Bakhmutit, qytet ky ku po zhvillohen betejat më të përgjakshme të luftës në Ukrainë.

Sipas inteligjencës ukrainasve, rusët kishin koordinuar dhe ngritur në ajër dronët kamikaz pikërisht nga kjo qendër, e cila u shkaktonte probleme të mëdha ukrainasve.

Në momentin që e gjurmuan, ata e përcollën çdo lëvizje të ushtarëve rusë, dhe pasi morën urdhër për ta goditur – ndodhi një shpërthim tejet i fuqishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 600 mijë euro është dëmi që Prokuroria Speciale pretendon…