Ukrainasit në vijën e frontit, vetëm 500 metra larg nga pozicionet ruse

20 tetor 2022 | 08:43

Ndërsa në Ukrainë ka zhvillime të shumta, mediat vazhdojnë të sjellin pamje dhe detaje nga afër betejave.

Në këtë drejtim, edhe mediumi prestigjioz, përkatësisht gazetari i saj ka sjellë disa të tilla nga fronti i luftës në Lyman.

“Lufta në vijën e frontit pranë qytetit të Lyman në Ukrainën lindore përfshin jo vetëm sulme artilerie, por edhe luftime nga afër”, zbulon Jonathan Beale i BBC-së.

Sipas asaj që thuhet në video, pozicionet ruse janë vetëm 500 metra larg.

Ndryshe, të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se kishte nënshkruar një ligj që vendos ligjin ushtarak në Kherson dhe tri rajone të tjera të Ukrainës që Kremlini pretendon se i ka aneksuar – në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Rajonet e tjera janë Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.

Veç kësaj, një nga zhvillimet domethënëse së fundmi ka qenë shpërthimi në fillim të këtij muaji që dëmtoi rëndë urën e Kerçit, që lidh Rusinë me Krimenë, i cili supozohet se pengoi më tej logjistikën e Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë u raportua për një përleshje në të cilën janë…