Ukrainasit raportojnë për përparim në jug

27 korrik 2023 | 08:36

Luftimet e ashpra vazhdojnë në rajonin jugor të Zaporizhzhia, veçanërisht rreth fshatit Robotyne, ku forcat ukrainase janë përpjekur të thyejnë linjat mbrojtëse ruse të minuara rëndë, sipas deklarimeve ukrainase dhe ruse.

“Ne u afruam me Robotyne. Nuk kanë hyrë ende në vetë vendbanimin. Luftimet vazhdojnë në pozicionet e llogoreve përballë Robotyne”, ka thënë për CNN, Brigada e 47-të e Mekanizuar e Veçantë e Ukrainës, e cila është e përfshirë në ofensivë, përcjell Telegrafi.

Forcat ukrainase po ashtu “po përparojnë gradualisht” në drejtimet Melitopol dhe Berdiansk, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

Më në lindje, Ukraina po “përparon” dhe po konsolidon pozicionet e saj në zonën e Staromaiorske, shtoi ajo.

Ndërkohë raportohet se forcat ukrainase kanë bërë vetëm përparime modeste territoriale në jug që nga fillimi i kundërofensive në fund të majit.

E Rusia u përpoq të sulmonte forcat ukrainase në drejtimet Kupyansk dhe Lyman, por Ukraina e ka “stabilizuar situatën”, shtoi Maliar, duke thënë se ishte një përpjekje e Rusisë për të devijuar trupat e Kievit nga zona e Bakhmutit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës theksoi gjithashtu të mërkurën se Rusia tentoi një sulm në drejtim të Lyman, por ai doli të jetë i dështuar.

Ndërsa në rajonin lindor të Donetskut, Maliar tha se rusët pësuan “humbje të mëdha në pajisje dhe personel” në një përpjekje për të shkuar rreth qytetit të Avdiivka.

“Ata duan të rrethojnë qytetin, por kanë frikë të hyjnë në të, sepse do të ‘zhyten’ në beteja urbane me mbrojtësit tanë, kështu që ata po përpiqen ta anashkalojnë Avdiivkën tash e disa muaj. Sot në mëngjes u përpoqën të anashkalojnë përsëri Avdiivkën, por pësuan humbje të mëdha në pajisje dhe personel”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore të Nigerit kanë njoftuar…